Skuadrat e mëdha angleze fitojnë, Ronaldo debuton me dygolësh

Soccer Football – Premier League – Manchester United v Newcastle United – Old Trafford, Manchester, Britain – September 11, 2021 Manchester United’s Cristiano Ronaldo celebrates scoring their first goal with Bruno Fernandes REUTERS/Phil Noble
Premier League angleze fundjavën që kaloi ka zhvilluar ndeshjet e xhiros së katërt, përveç ndeshjes Everton – Burnley e cila zhvillohet sonte nga ora 21:00.
Dy skuadrat e Manchesterit, Arsenali, Chelsea e Liverpool fituan ndeshjet e tyre, kurse Tottenhami humbi thellë nga Crystal Palace.
Manchester United – Newcastle 4-1
Manchester United fitoi lehtësishtë kundër Newcastle me rezultatin 4-1 në debutimin e të ri-kthyerit Ronaldo, i cili realizoi dy gola.
Golat për Man Utd i realizuan Ronaldo 2x, kurse nga një gol realizuan Bruno Fernandes e Jesse Lingard. Kurse për ”Qymyrgjinjët” golin e vetëm e realizoi Manquillo.
Pogba po vazhdon me formë shumë të mirë duke dhuruar dhe dy asiste në këtë ndeshje.
Leicester City – Mancjester City 0-1
”Cityzens” kanë marrë dhe fitoren e tretë radhazi në këtë edicion të ri.
Golin e vetëm për të besuarit e Guardiolës e realizoi Bernardo Silva në minutën e 62-të.
Chelsea – Aston Villa 3-0
Skuadra e Chelsea-së këtë edicion po zhvillon ndeshje shumë të mira dhe si rrjedhojë është pa humbje në katër xhirot e para. Romelu Lukaku i përgjigjet dygolëshit të Ronaldos dhe edhe këtë edicion pritet të jetë një garë e fortë ndërmjet tyre.
Golat për ”Blut” u realizuan nga Lukaku 2x (në minutat 15 dhe 90+3) dhe Mateo Kovacic (në të 49-tën).
Arsenal -Norwich City 1-0
Arsenali ka arritur fitoren e parë këtë sezon pas xhiros së katërt duke mposhtur Norwich-in e Milot Rashicës.
Aubameyang ishte heroi i ndeshjes me golin e realizuar në minutën e 66-të. Kurse, skuadra e Norwich-it është e vetmja skuadër që nuk ka grumbulluar asnjë pikë këtë edicion duke pësuar katër humbje në po kaq ndeshje.
Leeds United – Liverpool 0-3
Në stadiumin ”Elland Road” Leeds-i priti Liverpollin e Juergen Klopp në kuadër të xhiros së katërt.
”The Reds” fituan me lehtësi këtë sfidë fal golave të Salah (minuta 20-të), Fabinho (minuta 50-të) dhe Mane (në minutën 90+2).
Por madhështinë e kësaj fitoreje e zbehu lëndimi i tmerrshëm që e pësoi Harvey Elliott.
Crystal Palace – Tottenham Hotspur 3-0
Vendasit fituan pastër 3-0 kundër ”Gjelave të Londrës”. Kartoni i kuq i marrë nga mbrojtësi Japhet Tanganga në minutën e 58-të ishte fatal për skuadrën e drejtuar nga Nuno Espirito Santo.
Golin e parë e realizoi Wilfried Zaha
nga penalltia në të 76-tën, kurse dy golat tjerë i realizoi zëvendësuesi Odsonne Edouard në minutat 84 dhe 90+2.
Rezultatet tjera ishin:
Brentford – Brighton 0-1
Southampton – West Ham 0-0
Watford – Wolves 0-2
Sonte nga ora 21:00 Everton pret Burnley-në për ndeshjen e fundit të xhiros së katërt.
5 vendet e para në tabel janë:
1. Manchester United -10 pikë
2 Chelsea – 10 pikë
3 Liverpool – 10 pikë
4 Manchester City – 9 pikë
5 Brighton & Hove Albion – 9 pikë.
\RTV-Okarina\