Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

 

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës për të caktuar datën e seancës së parë për sesionin vjeshtor.

Në rendin e ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021, dhe vazhdojnë si më poshtë:

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e amendementimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

 

 

Në rendin e ditës do të jetë edhe pika e papërfunduar nga seanca plenare e datës 12 gusht 2021 – votimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.

Pikë e rendit të ditës do të jenë edhe përgatitjet për seancë plenare,  shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në  Kosovë, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit dhe formimi i komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Ndërsa pika e fundit e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

 

\RTV-Okarina\