Juventusi me gjashtë mungesa të mëdha kundër Napolit

Të shtunën me fillim nga ora 18:00, Juventus udhëton në Napoli për ndeshjen e xhiros së tretë në Serie A.
Napoli ka arritur fitore në dy ndeshjet e para, kurse Juventus ka marrë vetëm një barazim.
Trajneri i ”Zonjës së Vjetër” në një konferencë për shtyp ka konfirmuar për gjashtë mungesa në skuadrën e tij.
Allegri nuk do të ketë shërbimet e amerikano-jugorëve: Dybala, Danilo, Alex Sandro, Cuadrado e Bentancur si dhe italianit Chiesa.
”Unë vendosa t’i lë amerikano-jugorët në shtëpi sepse ata do të kthehen shumë vonë. Cuadrado ishte i vetmi që mund të ishte bashkuar me ekipin, por ai vuajti nga gripi. Ai as nuk është kthyer në Itali. Ai është ende në Kolumbi për t’iu nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore. Chiesa kishte një problem muskulor, testet nuk treguan asnjë dëmtim, por unë preferoj ta pushoj atë me kujdes” tha Massimiliano Allegri.
\RTV-Okarina\