Alarmante! 30 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 685 të tjerë të infektuar

 

30 qytetarë nuk ia kanë dalë betejës me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh gjithashtu ka njoftuar se 685 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga nëntë mijë e 415 mostra të testuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

 

“Sot janë shëruar një mijë e 384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133 mijë e 314”, thuhet tutje.

Kurse aktualisht në Kosovë janë 19 mijë e 923 raste aktive me COVID-19.

 

\RTV-Okarina\