Turqia shkarkon trajnerin Gunes

Kombëtarja e Turqisë dhe trajneri Senol Gunes kanë ndarë rrugët gjatë ditë së sotme.
69 Vjeçari e mori drejtimin e Turqisë me 1 qershor 2019 dhe që atëherê e ka drejtuar kombëtaren turke në 32 ndeshje ku 15 prej tyre ishin fitore, 10 barazime dhe 7 humbje.
Por, humbja ndaj Holandës 6-1 ishte pika që mbushi kupën për drejtuesit e Federatës së Futbollit turk.
Përmes një njoftimi zyrtar në faqet e Federatës bëhet e ditur se aventura e Gunes në drejtimin e kombëtares turke ka mbaruar.
”Pas takimeve me trajnerin e ekipit tonë kombëtar Senol Gunes, u vendos reciprokisht të ndahen rrugët.
Dëshirojmë të falënderojmë mësuesin tonë të nderuar z.Senol Gunes për punën e tij gjatë kohës së tij dhe për kontributet e tij në futbollin turk”, thuhet në njoftimin e federatës.
\RTV-Okarina\