Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se Afganistani është në rrezik të “shkatërrimit të plotë”

 

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Afganistani është në rrezik të “shkatërrimit të plotë” derisa bashkësia ndërkombëtare nuk gjen një mënyrë për të mbajtur paratë në Afganistan, pavarësisht shqetësimeve mbi qeverinë talibane.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) tha në një raport të publikuar të enjten se rreth 97 përqind e popullsisë së Afganistanit mund të futet në varfëri nëse krizat politike dhe ekonomike të vendit nuk trajtohen.

Gati 10 miliardë dollarë të aseteve të bankës qendrore të Afganistanit aktualisht janë ngrirë jashtë shtetit, shkruan Al Jazeera.

Por e dërguara speciale e OKB-së për Afganistanin Deborah Lyons i tha Këshillit të Sigurimit të enjten se duhej gjetur një mënyrë për të marrë paratë në vend “për të parandaluar një shkatërrim total të ekonomisë dhe rendit shoqëror” duke vënë në dukje se Afganistani po përballet me një stuhi krizash, duke përfshirë edhe rënien e monedhës, rritje e madhe e çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburantit dhe mungesë të parave të gatshme në bankat private.

Autoritetet gjithashtu nuk kanë fonde për të paguar pagat, tha ajo.

 

\RTV-Okarina\