Ministrit i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka ftuar sot kryetarët e komunave të Kosovës në një takim koordinues për situatën pandemike në vend.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Burime të Indeksonline nga Asociacioni i Komunave të Kosovës bëjnë të ditur se takimi virtual do të filloj na orën 13:00.
Ndër të tjera, pritet të diskutohet edhe për mbajtjen e procesit të arsimit në vend dhe një vendim të ri për këtë çështje.
\RTV-Okarina\