Tirana zë vendin e 3-të në mesin e 20 qyteteve me rritjen më të shpejtë të popullsisë në Evropë

 

Nëse do të përzgjidhnit një person të rastësishëm në Evropë, ka një shans prej 75% që ai të jetojë në një zonë urbane dhe jo në atë rurale. Në dekadat e ardhshme, përqindja e popullsisë urbane të këtij rajoni, pritet të rritet edhe më tepër, nga 75% në 84%, deri në vitin 2050.

Bazuar në normat mesatare vjetore të rritjes së popullsisë midis viteve 2020-2025, cilat janë qytetet me rritjen më të shpejtë në Evropë? Rusia, me shtrirjen e gjerë territoriale, përmban 6 nga 20 qytetet kryesore me rritjen më të shpejtë të popullsisë në Evropë.

Balashikha – qyteti evropian me rritjen më të shpejtë – ndodhet vetëm 25 km jashtë Moskës. Zgjerimi i shpejtë në periferitë e qyteteve të mëdha lidhet me zgjerimin e shtrirjes urbane. Megjithëse Balashikha parashikohet të përjetojë normën më të shpejtë vjetore të rritjes së popullsisë (2.01%) në rajon gjatë viteve të ardhshme, kur krahasohet me qytetet e tjera në nivel global, ai renditet vetëm në vendin e 768-të. Nga qytetet europiane Tirana renditet në vendin e tretë, pas dy qyteteve ruse, më një normë rrije prej 1.63% në pesë vite (2020-2025).

 

 

Evropa në krahasim me botën

Është e rëndësishme të theksohet se normat e rritjes urbane në Evropë, janë relativisht të ngadalta në krahasim me shumë pjesë të tjera të botës, si Azia dhe Afrika. Në periudhën 2020-2025, qyteti me rritjen më të shpejtë në botë, Gwagwalada, në Nigeri, pritet të rritet mbi 3 herë më shpejt se qyteti i parë në Evropë, Balashikha.

 

\RTV-Okarina\