Mesfushori Franck Kesie është në vitin e tij të fundit të kontratës me AC Milan.
Sipas ”Gazzetta Dello Sport” dhe mediumeve tjera italiane, Kessie nuk do të vazhdojë kontratën dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën në PSG. Kjo për arsye financiare dhe teknike, pasi që dëshiron të zhvillohet dhe të ngris lojën e tij në klubin me lojtarët më të mirë në botë momentalisht.
Nga paga prej 2.5 milion euro, Milani i ka ofruar pagë 6.5 milion euro, por Leonardo është fans i madh i 24 vjeçarit dhe i ka ofruar pagë 8 milion euro bazë + 2 milion euro bonuse.
Mbetet të shihet se çka do të ndodh, a do të mund t’ia ndërroj mendjen Maldini apo do të mund ta shes në janar për te mos ikur si lojtar i lirë në verën e ardhshme.
Për kryesinë e klubit dhe për tifozët e shumtë do të ishte një goditje e rëndë nëse edhe Kessie do të largohej me parametra zero, pas Donarummas dhe Calhanoglu.
Anëtari i përfaqësueses së Bregut të Fildisht u ble nda Atalanta për një shumë totale prej 32 milion euro dhe ka zhvilluar me ”Rosonerët” 184 ndeshje zyrtare duke shënuar 30 gola dhe dhuruar 15 asistime.
\RTV-Okarina\