Bislimi: Temë e vetme diskutimi në Bruksel ishte çështja e të pagjeturve

 

Zv/kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për takimet e zhvilluara në Bruksel në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se në këto takime, tema e vetme ishin të pagjeturit.

 

Bislimi ka bëre me dije se ka kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Postimi i plotë i Bislimit:

Familjet kanë nevojë të dijnë fatin e familjarëve të tyre sa më parë. Ky është mesazhi që kemi përçuar në këto bisedime me Serbinë, ku tema e vetme ishin të pagjeturit. Kemi kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

 

\RTV-Okarina\