QS-ja do të bëjë verifikimin e të gjithë studentëve nëse janë të vaksinuar me vaksinën antiCovid

 

Qendra e Studentëve do të bëjë verifikimin e të gjitha e të studentëve se a janë të vaksinuar apo jo.

Në të kundërtën ata duhet të kenë dëshmi se janë negativë, testim që duhet ta bëjnë çdo dy apo tri ditë, ka konfirmuar drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta.

“Për çfarëdo varianti që të vendoset a do të mbushet Qendra e Studentëve me kapacitete të plota apo të përgjysmuara sigurisht se do të  kërkohet një dëshmi e një pasaporte të vaksinës apo që studentët të bëjnë çdo ditën e dytë apo të tretë testin si është me rregullore mirëpo përfundimisht është vendosur që në momentin e vendosjes në konvikt ata do verifikohen”, tha Sfishta.

Ai thotë se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet varësisht prej kapaciteteve që u lejohen, duke theksuar se do pranojnë aq studentë sa ju rekomandohet.

“Në fakt ne jemi duke i bërë përgatitjet sikur mos të ketë pandemi, dhe urojmë që të na lejohet që të pranohen gjithë studentët aq sa kemi kapacitete, mirëpo fjala e fundit do të jetë e institucioneve shëndetësore se çfarë vendimi do të marrin për akomodim të studentëve në Qendrën këtu”.

 

 

“Ne jemi të gatshëm t’i pranojmë aq sa kemi kapacitete edhe me staf edhe me gjitha mjetet logjistike që i kemi në dispozicion, mirëpo tash është në dorën e tyre se çfarë rekomandime do të na japin në mënyrë që të dimë dhe ne si të veprojmë”, theksoi tutje ai.

Tutje Sfishta theksoi se në krahasim me vitin e kaluar ku qendra ka pasur numër më të vogël studentëve, në rast se tash vendoset që të mbushet numri i tyre, atëherë do jetë një sfidë sa i përket menaxhimit nga pandema.

“Neve vitin e kaluar kemi kaluar shumë mirë me atë numër të studentëve pra me një student në një dhomë, mirëpo në rast se sivjet vendoset që të mbushim të gjitha kapacitetet atëherë kjo do jetë një sfidë në vete në aspektin shëndetësor duke pasur parasysh se tash edhe varianti i fundit i Covidit është shumë më i përhapur ne do të shohim se si do veprojmë me ato masa të cilat akoma i kemi në funksion”, deklaroi Sfishta.

 

Në rast të vendosjes së plotë të studentëve ai deklaroi se nuk do të ketë nevojë që të ketë staf shtesë, ngase shumica e tyre janë të vaksinuar.

“Me stafin që e kemi e kemi menaxhuar edhe më herët, jashtë pandemisë dhe besoj që nuk na duhet staf shtesë pasi do menaxhojmë edhe pse kemi punë më shumë shkak pandemia. Pothuajse pjesa më e madhe e stafit të qendrës është e vaksinuar, disa prej tyre kanë terminët dhe po presin për tu vaksinuar”, përfundoi ai.

 

\RTV-Okarina\