Shqipëria fiton 5-0 ndaj San Marinos

Shqipëria ka arritur të plotësojë pritshmëritë duke mposhtur San Marinon 5-0.
Kuqezinjët e kishin detyrim fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në botërorin ”Katar 2022”.
Shqipëria kishte disa raste në pjesën e parë, por shënoi vetëm një gol.
Pas asistimit të Keidi Bare, Rey Manaj realizoj për epërsinë e parë të vendasve.
Në pjesën e dytë në ”Air Albania” u shënuan dhe katër gola të tjerë.
Fillimisht Qazim Laci e dyfishoi rezultatin në minutën e 58-të pas asistimit të Armando Brojës.
Pas tre minutave Broja realizoi për 3-0 pas asistimit të Odise Roshit.
Këmbëshpejti Roshi asistoi dhe te goli i katër i shënuar nga Elseid Hysaj, i cili realizoi në të 68-tën.
Myrto Uzuni vulosi ndeshjen në minutën e 80-të pas asistimit të dytë në ndeshje nga Armando Broja.
Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura në Grupin I, Shqipëria është e dyta pas Anglisë me 12 pikë të grumbulluara.
\RTV-Okarina\