Pse duhet të konsumojmë sa më shumë ujë gjatë ditës; Cilat janë përfitimet shëndetësore?

Uji është jeta, dhe pa konsumim të vazhdueshëm të ujit secili trup e ndjen mungesën, dehidrohet dhe vdes.
Andaj konsumimi i ujit në asnjë rast nuk sjellë diçka negative në organizëm, pos përfitime shëndetësore.
Më poshtë do ju sjellim disa nga benefitet e konsumimit në masë të konsiderueshme të ujit:
1. Rrit energjinë dhe heq lodhjen:
Truri juaj është 90% ujë dhe kjo ju bën të bindeni për rolin që e luan në përqëndrimin dhe vigjilencën tuaj. Gjithashtu, si një bonus shtesë, uji rritë energjinë dhe heq ndjenjen e lodhjes.
2. Ndihmon në humbje të peshës:
Heq yndyrën nga trupi juaj dhe redukton ndjenjen e urisë, gjithashtu rrit metabolizmin tuaj dhe ka zero kalori!
3. Largon toksinat:
Me anë të djersitjes dhe urinimit largohen nga trupi mbeturinat dhe zvogëlohet rreziku i gurëve në veshka dhe infeksionet e traktit urinar.
4. Përmirson pamjen e lëkurës:
Uji e mban lëkurën tuaj të freskët, të butë dhe të qetë. Uji është ilaçi natyror më i mirë për të shpëtuar nga rrudhat dhe për ta mbajtur larg plakjen.
5. Mban rregull në organizëm:
Uji ndihmon në sistemin e tretjes dhe ju mban larg nga kapsllëku.
6. Ndihmon sistemin imunitar:
Një konsumues i ujit ka më pak gjasa të jetë i sëmurë ngase uji e ndihmon sistemin imunitar ndaj ftohjes, gripit dhe sëmundjeve të tjera.
7. Ilaçi natyral për dhimbje të kokës:
Ndihmon në lehtësimin dhe parandalimin e dhimbjeve kokës të cilat shkaktohen zakonisht nga dehidratimi.
8. Ndihmon në dhimbjet e barkut:
Konsumi i ujit ndihmon me dhimbjet e barkut për arsye se mban elasticitetin e tyre.
9. Rrit disponimin tuaj:
Kur trupi juaj është duke funksionuar mirë, atëherë sigurisht ndjeheni më të lumtur.
10. Kurseni para dhe përfitoni në shëndet:
Uji kushton pak! Duke pirë ujë kurseni para dhe përfitoni në shëndet. Të pini ujë është më e mirë sesa pijet e tjera me sasi të lartë të sheqerit dhe yndyrës.
\RTV-Okarina\