Griezmann barazon rekordin e Michel Platini

 

Franca mbrëm mposhti Finlandën me dygolëshin e Griezmann, i cili dhe e arriti një sukses personal.
30 Vjeçari barazoi rekordin e Michel Platini-së dhe tashmë është golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e kombëtares franceze.
“Është një burim i madh krenarie. Që kur kam qenë këtu, që nga viti 2014, gjithmonë përpiqem të sjell më të mirën, pavarësisht nëse janë gola, me punën time mbrojtëse apo sulmuese“, tha Griezmann për TF1.
Këtë sukses Griezmann e arriti pas 98 ndeshje me ”trekolorët” duke shënuar 41 gola.
Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze është Thierry Henry me 51 gola, pas tij është futbollisti i AC Milan Olivier Giroud me 46 gola.
Antoine do përpiqet të i thyej dhe këto rekorde dhe të bëhet golashënuesi më i mirë francez.
\RTV-Okarina\