Holanda mposht Turqinë, shkēlqen Depay

Holanda mbrëm kishte punë më të lehtë sesa që pritej kundër Turqisë.
Vendasit fituan me rezultat tenistik 6-1.
Lojtari i ndeshjes ishte Memphis Depay, i cili realizoi tre gola dhe dhuroi asistin për golin e parë.
Ndeshja filloi mirë për portokallinjët pasi qysh në minutën e parë realizuan gol me anë të Davy Klaassen pas asistimit të Depay.
Klaassen ia ktheu asistimin Depayt në minutën e 16-të për golin e dytë të ndeshjes.
Në minutën e 38-të Depay realizoi nga penalltia për 3-0.
Caglar Soyuncu u ndëshkua me karton të kuq për Turqinë në minutën e 44-të dhe ia vështirësoi edhe më shumë punët skuadrës turke.
Sulmuesi i Barcelonës e kompletoi ”Hat-Trick-un” e tij në minutën e 54-të pas asistimit të Berghuis.
Në minutën e 80-të Til realizoi për 5-0, kurse dhjetë minuta më vonë Donyell Malen realizoi për 6-0.
Golin e nderit për Turqit e realizoi Cengiz Under në minutën e dytë shtesë.
Me këtë fitore Holanda mbetet në vendin e parë në grupin G me 13 pikë, kurse Turqia është e treta me 11 pikë.
\RTV-Okarina\