Kryetari aktual i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashahri, i cili synon ta qeverisë këtë komunë edhe për një mandat të ri, ka mbajtur mbrëmë takimin e radhës në Prekaz.
Nga aty, Jashari shpalosi programin e ri qeverisës dhe bëri me dije që me qytetarët ka të vetmin koalicion.
Postimi i plotë i Jasharit:
“Në Prekazin heroik, në Prekazin e heronjve, Ahmet Delisë, Azem Bejtës, Emin Latit, Ali Fazlisë, Tahir e Nebih Mehës, babës Shaban, Babushit Hamëzes, Komandantit Legjendar Adem Jasharit, Ilaz Kodrës, Beqir Mehës, Ilir Lushtakut e shumë dëshmorëve tjerë të rënë për Lirinë tonë.
Të gjithë bashkë të mbledhur si çdo herë, i dhamë përgjigje të merituar atyre që propagandën si duket e kanë të vetmin mjet që përdorin për të kërkuar mbështetjen e pa merituar, duke shpifur e propaganduar kinse Bekim Jashari nuk është i pavarur e mbrapa tij qëndrojnë individ e parti të caktuara politike.
Bekim Jashari është i qytetarëve dhe për qytetarët e Skenderajt do të punojë deri në frymën e fundit, me qytetarët ka të vetmin koalicion.
Mbrapa Bekim Jasharit nuk qëndron askush tjetër pos babës Shaban, babushit Hamëzes e Komandantit Legjendar Adem Jashari, tek varret e të cilëve jam betuar që do të punojë me duar të pastra në shërbim të qytetarëve të vendit tim.
Faleminderit vendlindja ime!”
\RTV-Okarina\