Tjetër yll pritet të largohet nga juventusi

Kriza financiare tashmë ka goditur edhe skuadrat më të mëdha futbollistike.
Juventusi sipas raportimeve të mediave italiane po planifikon që të shesë dhe një yll tjetër pas shitjes së Cristiano Ronaldos.
Weston McKennie pritet të shitet në afatin kalimtar të janarit pasi për të ka interesim të madh nga Premier Lrague angleze.
Mesfushori 23 vjeçarë amerikan u ble nga Schalke 04 për një total prej 25 milion eurove, por duket se nuk është në planet e Allegrit dhe pritet të largohet.
”Daily Mail” bën të ditur që në garë për të janë Tottenham dhe Aston Villa dhe çmimi do të kapë shifrën e 30 milionë eurove.
Mesfushori qendror ka luajtur dsri më tani 47 ndeshje me ”Bianconerët” duke realizuar 6 gola dhe 3 asistime.
\RTV-Okarina\