Keita mbetet i bllokuar në Guinea

Naby Keita nuk pritet që së shpejti të ri-bashkohet me Liverpool-in, kjo për arsye jo-sportive.
Në Guinea me 5 shtator ka pasur një grushtet nga ushtria e këtij vendi, madje, ushtria arrestoi dhe presidentin e Guinea-së Alpha Conde dhe ka bllokuar daljet nga shteti.
Conde, 83 vjeçarë ishte president që nga viti 2010 e deri të dielën e 5 shtatorit 2021 ku u arrestua nga ushtria e Guinea-së.
Kështu edhe mesfushori i Liverpool-it ka mbetur i ngujuar në Guinea dhe nuk i dihet se sa do të zgjasë kjo bllokadë.
Keita erdhi te Liverpooli nga Leipzigu në vitin 2018 për shumën e 60 milion eurove dhe në total ka zhvilluar 78 ndeshje duke shënuar 7 gola dhe duke dhuruar 4 asiste.
Mesfushori 26 vjeçarë është pjesë e përfaqësueses së Guinea-së që nga viti 2014 me të cilët ka zhvilluar 38 ndeshje duke kontribuar me 8 gola.
\RTV-Okarina\