Lista e Pavarur Bekim Jashari, gjatë takimit në fshatin Polac të Skenderajt, u prit ngrohtë nga qytetarë të shumtë të kësaj ane, të cilët duke vlerësuar lartë angazhimin dhe punën e kryetarit Jashari kanë vendosur që edhe në Zgjedhjet Lokale të 17 Tetorit të jenë përkrahës të fuqishëm të “Idealit për Skenderajn”.
Përmbledhje e fjalës së kryetarit Jashari gjatë takimit në Polac:
“Polaci i vendosur në rrugën tonë të jetësimit të amanetit dhe idealit të heronjve e dëshmorëve të kombit tonë, për mirëqenie e unifikim për të mirën e përgjithshme.
Bashkë me bartësin e Listës sonë të Pavarur, Gjeneral Nuredin Lushtaku, koordinatorin për vlerat e luftës, Gjeneral Ilaz Derguti , Gjeneral Musa Jashari e kryetarin e OVL-UÇK-së, Emin Lati, takuam qytetarët e Polacit të Hasan Prishtinës, rilindasit dhe kryeministrit të Shqipërisë së Pavarur.
Polacin që të tjerët e gënjyen e maltretuan për shumë vite e që nuk e bënë as me ujë të pijshëm, e bëmë ne dhe jo vetëm, në këtë vend të historisë po investojmë e do të investojmë në kanalizim, trotuar e ndriçim, shkollë moderne, fusha sportive, çerdhe, përkrahje për fermerët e të rinjtë përmes granteve për ide kreative biznesore e biznese të vogla.
Para të pranishmëve prezantuam dhe kandidatët tonë për asamble komunale nga Polaci, Isuf Hoti, Albiona Haxhiu e Egzon Veliu, për të cilët kërkuam mbështetje.
Nuk ka kthim mbrapa, vazhdojmë fuqishëm drejt Idealit tonë!”
\RTV-Okarina\