Ndërron jetë Ambasadori i Gjermanisë në Kinë, Jan Hecker, Haradinaj shpreh ngushëllime

 

Ambasadori i Gjermanisë në Kinë, Jan Hecker ka ndërruar jetë.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me anë të një postimi i ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë Gjermanisë për vdekjen e Hecker.

“Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e Ambasadorit të Gjermanisë në Kinë, Prof. Jan Hecker.

Me ish-këshilltarin e Kancelares Merkel, kemi bashkëpunuar për së afërmi dhe vdekja e tij pos për Gjermaninë është humbje edhe për Kosovën. Në këto çaste të rënda ndajmë dhembjen me familjen e të ndjerit, Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.

 

\RTV-Okarina\