Sot mbushen 22 vite që nga themelimi i Policisë së Kosovës

 

Sot shënohet përvjetori i 22-të i themelimit të Policisë së Kosovës.

Në shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të PK-së filloi trajnimin po në atë vit. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë të cilët e përfunduan me sukses trajnimin dhe filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi.

 

Për shënimin e 22 vjetorit të themelimit, Drejtoria e Përgjithshme e PK-së do të organizojë ceremoni zyrtare ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore.

Ngjarja organizohet në përputhje me rrethanat aktuale me pandeminë COVID-19, ka njoftuar DPP.

 

\RTV-Okarina\