Dogana e Kosovës sot shënon 22 vjetorin e themelimit.
Në komunikatën e tyre thuhet se Dogana e Kosovës ka filluar punën nga zeroja me 3 Shtator 1999, me një staf prej 35 zyrtareve, ndërkaq sot ka ngritë kapacitetet të një administrate doganore profesionale, me rreth 580 zyrtarë, me pajisje dhe vegla moderne, kapacitete bashkëkohore që konkurrojnë edhe me vendet e zhvilluara.
Dogana e Kosovës është anëtare e plotë e Organizatës Botërore të Doganave dhe kjo është e arritur e madhe për këto 22 vite.
Deri më tani Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë mbi 15 miliard euro të hyra për buxhetin e Republikës së Kosovës dhe ky përvjetor shënohet edhe me disa rekorde mbresëlënëse që i ka mundësuar zhvillimit ekonomik, sidomos gjatë muajve të fundit, përtej sfidave të imponuara nga pandemia.
Dogana ka luajtur rol te rëndësishëm ne luftimin e ekonomisë e joformale, kontrabandës ,falsifikimeve dhe formave te tjera te krimit te organizuar, ku janë zbuluara me dhjetëra mijëra raste te kundërvajtjeve dhe mijëra raste te veprave penale , qe efekti direkt dhe indirekt ne te hyra është me qindra milion euro milionë euro, ku vetëm për ketë periudhe te këtij viti 2021 vlera e te gjitha mallrave te zbuluara sipas kundërvajtjeve doganore është mbi 50% më e larte se vitit paraprak, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.
/RTV-Okarina/