Shefi i të ashtëquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq është ndaluar që të futet në Kosovë.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë kjo zyre që konfirmon ndalimin e tretë të Petkoviqit për të hyrë në Kosovë.
“Ndalimi i futjes së Petkoviqit në Kosovë tregon mosgatishmërinë e Prishtinës për të normalizuar marrëdhëniet me Beogradin dhe përbën shkelje flagrante të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe marrëveshja për vizitat zyrtare” thuhet në reagimin e Zyrës serbe.
/RTV-Okarina/