Cristiano Ronaldo ka thyer shumë rekorde dhe së fundmi theu dhe rekordin e golashënuesit më të mirë me kombëtaret.
Ronaldo me dygolëshin kundër Republikës së Irlandës, të mërkurën mbrëma arriti në shifrën e 111 golave me Portugalinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale sulmuesi 36 vjeçarë falënderoi ”Guinness world records” për çertifikatën e arritjes së këtij suksesi individual.
”Faleminderit rekordeve të botës Guiness. Gjithmonë mirë të njihesh si një thyerës i rekordit botëror. Le të vazhdojmë të përpiqemi t’i vendosim numrat edhe më lart!”, shkroi Ronaldo.
CR7 e arriti shifrën e 111 golave pas 180 ndeshje zyrtare që nga viti 2003.
\RTV-Okarina