Mbrojtësi shqiptar, i cili mbron ngjyrat e kombëtares së Gjermanisë, ka arritur marrëveshje me Levanten për një kontratë dyvjeçare.
Mustafi erdhi si lojtar i lirë tek kuqeblut dhe në skuadër do gjejë shqiptarin tjetër Enis Bardhin, që përfaqëson Maqedoninë Veriore.
Lajmin për arritjen e marrëveshjes e bëri faqja zyrtare e klubit spanjoll.
Në deklaratën e tij të parë, lojtari u shpreh i inteziazmuar për kalimin te Levante dhe ri-kthimin e tij në La Liga.
”Nga fillimi më pëlqeu ideja për të ardhur në skuadrën e Levantes, le të japim gjithçka për të arritur sa më lart klubi”, tha Mbrojtësi.
29 vjeçari ri-kthehet në futbollin spanjoll pasi më parë ka luajtur për Valencian për dy sezone duke bërë paraqitje fantastike, që më pas rezultoi me shitjen e tij te Arsenali për 41 milion euro.
Me ”lakuriqët” Mustafi zhvilloi 81 ndeshje zyrtare duke realizuar 6 gola dhe duke dhuruar 3 asistime.
\RTV-Okarina\