Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte mori fitorën e parë (1-0) si musafir i Gjeoergjisë në kualifikimet e botërorit ”Katar 2022”.
Një ndeshje e mirë-interpretuar nga ”Dardanët”, të cilët u mbyllën mirë në mbrojtje dhe e shfrytëzuan një rast ku dhe u shënua autogoli nga Khocholava në minutën e 18-të.
Në pjesën e dytë Kosova kishte dhe disa raste me Lirim Kastratin e Zymer Bytyqin, por nuk arritën të dyfishonin rezultatin.
Në fakt, u shënua një gol, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan me 5 shtator kundër Greqisë në ”Fadil Vokrri”
\RTV-Okarina\