Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se asgjësimi i 133 mijë dozave të vaksinave AstraZenecs është krim kundër shëndetit publik.
Ai ka thënë se Prokuroria e Kosovës duhet të veprojë.
“Për hirë të transparencës më duhet të them se Arben Vitinë dhe zëdhënësin e LVV-së askush më nuk i merr seriozisht për deklaratat e tyre të pamatura e hipokrite se fajtorë qenkan të tjerër për dështimet e tyre”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu në “Facebook”.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Hudhja në “bërllog”- asgjësimi i 133 mijë dozave të vaksinave AstraZeneca është krim kundër shëndetit publik.
Prokuroria e Kosovës duhet të veprojë.
Për hirë të transparencës më duhet të them se Arben Vitinë dhe zëdhënësin e LVV-së askush më nuk i merr seriozisht për deklaratat e tyre të pamatura e hipokrite se fajtorë qenkan të tjerër për dështimet e tyre!Nga fillimi kam deklaruar se pandeminë COVID-19 e mposhtim me vaksinim dhe kam apeluar për vaksinim masiv, por edhe kam tërhequr vërejtjen për të gjitha dështimet e Qeverisë në menaxhim të pandemisë COVID-19.
Edhe për vaksinat Astrazeneca donacion nga Norvegjia kam reaguar duke ju bërë me dije se janë në prag të afatit të skadimit dhe se janë pranuar në kundërshtim me ligjin Nr.04/L-190.Këtë donacion Arben Vitia e ka pranuara edhe pse vet Norvegjia i ka larguar nga programi i imunizimit vaksinat AstraZeneca.Kur janë larguar vaksinat Astrazeneca nga programi i imunizimit, Institutit i Shëndetësisë Publike të Norvegjisë ka deklaruar se këtyre vaksinave AstraZeneca një pjese afati ju skadon në fund të muajit Qershor dhe një pjese në fundt të muajit Korrik 2021 dhe për siguri të procesit të vaksinimit kam publikuar këtë deklaratë që është ne web faqen e institucionit.
Më pas dhe Ministria e Shëndetësisë së Norvegjisë ka treguar se një pjesë të vaksinave AstraZeneca të dhuruar donacion në Kosovë ju skadon afati në fund të muajit Korrik dhe pjesës tjetër në fund të muajit Gusht 2021.Vërejtjen time dhe të Ministrisë së Shëndetësi së Norvegjisë e injoroi ministri Vitia, nuk u mor seriozisht me menaxhimin dhe distribuimin e këtyre vaksinave.MSH në vend se të mobilizohej në fushatë senzibilizuese që të vaksinonte qytetarët me vaksinat Astrazeneca, ajo mbylli Qendrat e Vaksinimit gjatë vikendit, e që ishte gabim shumë i madh.Në kohën kur Qendrat e Vaksinimit ishin mbyllë gjatë vikendeve, ministri Vitia dha shembullin e keq duke i pri vallës në dasma, pa i respektuar masat anti covid. Duke e ditur se vaksinave në fjalë u skadon afati por edhe paralajmërimet se varianti Delta po përhapej me shpejtési dhe kërkesat e qytetarëve për vaksinim ishte e madhe, Qendrat e Vaksinimit u mbyllën vikendeve, ndersa Vitia pa asnjë fije ndërgjegje gjeti kohë edhe për pushime në bregdet.
Ky është donacioni i dytë i Arben Vitisë që përfundoi në depo të asgjësimit.Arben Vitia ka pranuar donacion 1000 teste për COVID-19 nga Serbia e të cilat duhet të asgjësohen, bashkë me vaksinat Astrazeneca.Duke e ditur se afatai i përdorimit të vaksinave anti-COVID-19 është 6 muaj pranimi i donacionit nga Norvegjia u bë në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L -190PËR PRODUKTE DHE PAJISJE MEDICINALENeni 40.Donacionet e produkteve medicinale dhe pajisjeve medicinale:3.4. nëse produkti dhe paisja medicinal ka të përcaktuar kohëzgjatjen e tërësishme për përdorim një vit ose më pak pas prodhimit, atëherë importi duhet të lejohet nëse produkti medicinal ka 2/3 e këtij afati në kohën kur importohet në Republikën e Kosovës.4. Produktet medicinale që janë donacion, e që importohen në Republikën e Kosovës në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji duhet të kthehen prapa tek dërguesi.
Për këtë dështim të Arben Vitisë si dhe rrezikim të shëndetit publik të qytetarëve, di dhe dëmtimin e Buxhetit të Kosovës, për këto donacione që u pranuan në kundërshtim me Ligjin për Pajisje dhe Produkte Medicinale të cilat tani duhet të asgjësohen, duhet të veprojë Prokuroria e Kosovës.Unë jam deputet i Kuvendit të Kosovës, e kam për obligim të ngris zërin në të mirë të qytetarëve.
\RTV-Okarina\