Sonte me fillim nga ora 18:00 në ”Batumi Stadium”, Gjeorgjia pret Kosovën në kuadër të grupit B kualifikues për botërorin ”Katar 2022”
Kosova shihet si favorit i lehtë në letër, por gjeorgjianët vendas pritet që të bëjnë paraqitje të mirë në shtëpinë e tyre.
”Dardanët” kanë disa mungesa dhe trajneri Bernard Challandes nuk mund të llogaris për këtë ndeshje në shërbimet e titullarëve, Rashica e Zeneli, si dhe Zhegrova, mungesa të mëdha këto për përfaqësuesen tonë.
Norwich nuk e lejoi Rashicen të udhëtoj për Gjeorgji për shkak se ky shtet është në listën e zezë të tyre shkaku i Coronavirusit, kurse Zeneli e Zhegrova janë të lënduar.
Kosova kërkon pikët e para në grup pas dy ndeshjeve të humbura nga Spanja dhe Suedia.
\RTV-Okarina\