Ky është ”Recordonaldo”

Mbrëmja e 1 shtatorit ishte natë speciale për Cristiano Ronaldon, i cili arriti të regjistroj dhe një herë emrin e tij në listën e rekordeve.
Kapiteni i Portugalisë me dy golat e realizuar mbrëm u ngjit i pari në renditjen e golashënuesve më të mirë me ekipet kombëtare (111 gola).
CR7 mbrëmjen e së mërkurës e dëshmoi edhe një herë se vitet janë vetëm numra për të, thjeshtë paraqitje e mrekullueshme.
Të dy golat i realizoi me kokë në minutat e fundit të ndeshjes, 89 dhe 90+6 ishin minutat e golave të 36 vjeçarit.
Ronaldo humbi dhe një penallti në minutën e 15-të, por kjo nuk e de-moralizoi për vazhdimin e ndeshjes.
Deri mbrëm listës së golashënuesve më të mirë me kombëtaret i printe Ali Deain që kishte 109 gola me Iranin, tani ai është i dyti pas Cristianos.
Portugalia me dygolëshin e Ronaldos fitoi kundër Republikës së Irlandës 2-1, në kuadër të grupit A kualifikues për botërorin ”Katar 2022”
Cristiano Ronaldo në 180 ndeshje ka realizuar 111 gola dhe ka dhuruar 41 asiste për kombëtaren e Portugalisë.
\RTV-Okarina\