Barcelona ka filluar një epok të re pa lojtarin e saj kryesor ndër vite.
Leo Messi u largua nga Barcelona në afatin kalimtar veror që sapo është mbyllur.
Katalanasit kanë zgjedhur dhe lojtarin që do e pasojoj numrin 10 të lënë nga argjentinasi gjashtë herë fitues i ”Topit të Artë”.
Ansu Fati do ta ketë nderin dhe përgjegjësinë që ta bart 10-shën e famshme te skuadra ”Blaugrana”.
Drejtuesit e skuadrës kanë shumë besim në talentin e 18 vjeçarit spanjoll.
Sulmuesi i krahut të majtë deri më tani ka luajtur në 43 ndeshje zyrtare me Barcelonën ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.
\RTV-Okarina\