Maqedonia e Veriut me masa të rrepta për kosovarët që futen në shtetin e tyre

 

Maqedonia Veriore nga sot ka vendosur regjim të ashpër kontrolli për kosovarët që futen në shtetin e tyre.

Kësisoj, janë disa pikat që do të aplikohen për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Indeksonline

Nevojitet njëri prej dokumenteve të mëposhtme:

• Çertifikatë vërtetim për vaksinim kundër COVID-19, minimum të të dy dozave;

• Çertifikat/vërtetim që keni pasur COVID-19 në 45 ditët e fundit, llogaritur nga dita e shërimit;

 

 

• Test negativ PCR SARS-CoV-2 jo më të vjetër se 72orë para hyrjes në RMV;

• Test negativ i shpejtë antigen jo më të vjetër se 48 orë para hyrjes në RMV.

Për personat nën moshën 18 vjeçare nuk kërkohet kushte për hyrje në RMV (hyrja e lirë).

Shtetasve të RMV që nuk do të kenë njërin prej dokumenteve të lartpërmendura do të ju përcaktohet izolim shtëpiak me kohëzgjatje prej 7 ditëve.

Shtetasit e huaj mund të tranzitojnë nëpër shtet deri në pesë orë me deklaratë të nënshkruar në hyrje të RMV që do të duhet ta tregojnë në kontrollet kufitare në dalje nga shteti.

 

\RTV-Okarina\