Sulmuesi shqiptar Rey Manaj pritet që të ri-kthehet në Serie A.
24 vjeçari duket se nuk është në planet e katalanasve as këtë sezon dhe pritet huazimi i tij.
Sipas Fabrizio Romanos tashmë akordi është arritur mes Barçës dhe Spezias dhe se zyrtarizimi pritet të vie shpejtë.
Në të kaluarën Manaj ka qenë pjesë e Interit, por nuk arriti t’i bind drejtuesit zikaltër që ta mbanin në skuadër.
Manaj bëri paraqitje shumë të mira në ndeshjet para-sezonale dhe kjo bëri që disa skuadra të kërkojnë shërbimet e tij.
\RTV-Okarina\