Në ditën e fundit të muajit gusht, pritet të mbizotërojë mot kryesisht me diell.
Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 10 gradë celsius deri në 29 gradë celsius, e në vise malore nga 8 gradë celsius deri 20 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 2-6m/s.
“Indeksi UV do të jetë i lartë, andaj orëve të mesditës preferohet të kufizoni qëndrimin në diell”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Ndërkaq cilësia e ajrit do të jetë në vlera të mira dhe të pranueshme.
\RTV-Okarina\