Juventusi befasohet në shtëpi, skuadrat milaniste fitojnë ndeshjet e tyre

Java e dytë në Serie A solli rezultate interesante dhe ndeshje fantastike.
Milan, Inter, Roma, Lazio e Napoli kryen detyrën dhe morën tri pikë, kurse Juventusi e nisi në mënyrën më të keqe epoken e re pa Ronaldon.
Verona 1-3 Inter
Kampionët në fuqi morën pikët e plota në transfertën e Veronas.
Ivan Ilic realizoi golin e parë për vendasit e Veronas në minutën e 15-të dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, argjentinasi Lautaro Martinez shënoi dhe barazoi rezultatin.
Në minutën e 74-të Inzaghi inkuadroi blerjen e fundit të zikaltërve Joauqin Correa, i cili dhe i dha fitoren Nerazzurrëve.
Argjentinasi shënoi dy gola në debutimin e tij me fanellën e re.
Ai fillimisht e kaloi në epërsi skuadrën e tij me golin e realizuar në minutën e 83-të pas asistit të Darmian dhe më pas vulosi fitorën e Interit me golin e realizuar në minutën e katërt shtesë.
Juventus 0-1 Empoli
Në ”Allianz Stadium” Juventusi favorit absolut priti Empolin e Ardian Ismajilit dhe Nedim Bajramit.
Ngjarjet e fundit në kampin bardhë e zi duket se ndikuan edhe në fushën e lojës.
Një Juventus i pa-qartë në lojën e saj dhe duket pa dëshirën e madhe për suksese në këtë sezon!
Golin e parë dhe të vetmin në këtë ndeshje e realizoi sulmuesi Leonardo Mancuso në minutën e 21-të.
”Bianconerët” u munduan që ta ndryshonin rezultatin deri në fund, por pa ia arritur qëllimit.
Juve e ka nisur sezonin dobët duke marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e para.
AC Milan 4-1 Cagliari
Milan arriti të fitoj me lehtësi në shtëpi përballë Cagliarit.
”Rosonerët” treguan një lojë bindëse dhe i kënaqën tifozët e shumtë.
Sandro Tonali e hapi serinë e golave për kuqezinjët në minutën e 12-të nga gjuajtja e lirë.
Goli i tij ua parafytyroi për pak çaste tifozëve të Milanit kohën kur Pirlo realizonte gola të tillë.
Gëzimi i vendasve zgjati vetëm tre minuta pasi që mesfushori i Cagliarit Deiola realizoi një gol të bukur me kokë.
Ishte minuta e 17-të kur AC Milan ri-mori avantazhin me anë të Leaos i cili goditi nga jashtë zone me topin që u deviua nga Diaz, por goli iu regjistrua Leaos për shkak se topi ishte në trajektoren e portës.
Vëmendjen në minutat në vazhdim e mori sulmuesi francez Olivier Giroud, i cili realizo dy gola në debutimin e tij në ”San Siro”.
Ishte minuta e 24-të ku Brahim Diaz asistoi për Giroud, i cili me një goditje të bukur me të majten e dërgoi topin në rrjetë.
Dy minuta para fundit të pjesës së parë qendërsulmuesi 34 vjeçarë realizoi nga pemalltia për 4-1.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, me raste, por pa gola.
Lazio 6-1 Spezia
Lacialët regjistruan fitoren më të thellë në këtë xhiro pasi mposhtën me rezultat tenistik 6-1 Spezian.
Musafirët kaluan në avantazh në minutën e 4-të me anë të Daniele Verde, por gëzimi nuk zgjati as një minut.
Në minutën e pestë Ciro Immobile filloi shfaqjen e tij me golin e realizuar për barazimin 1-1.
Immobile shënoi dhe dy herë të tjera në minutën e 15-të dhe në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë pasi paraprakisht kishte humbur një penallti.
Golat tjerë i realizuan Felipe Anderson në minutën e 47-të, Elseid Hysaj në të 70-tën dhe Luis Alberto vulosi fitorën në të 85-tën.
Salernitana 0-4 Roma
Kryeqytetasit fituan me lehtësi ndeshjen e dytë në Serie A nën urdhrat e Jose Mourinhos.
Pellegrini shënoi dy gola dhe u shpall lojtari i ndeshjes.
Pjesa e psrë u mbyll pa pgola, por në të dytën romanistët shënuan katër herë.
Në minutën e 48-të Pellegrini shënoi për 1-0.
Katër minuta më vonë Veretout dyfishoi rezultatin.
Tammy Abraham e shënoi golin e tretë, kurse ”pokerin” e mbylli ai që e nisi, Pellegrini në minutën e 79-të.
Genoa 1-2 Napoli
Napoletanët e
Luciano Spallettit fituan si musafir të Genoas në ”Stadio Luigi Ferraris”.
Në minutën e 39-të Fibian shfrytëzoi më së miri asistimin e Politanos dhe kaloi në epërsi skuadrën e tij.
Rezultatin e barazoi në 1-1 Andrea Cambiaso në minutën e 69-të.
Golin e fitores e realizoi sulmuesi Andrea Petagna gjashtë minuta para fundit të kohës së rregullt.
Rezultatet tjera janë:
Udinese – Venezia 3-0
Atalanta – Bologna 0-0
Fiorentina – Torino 2-1
Sassuolo – Sampdoria 0-0.
Në këtë xhiro u realizuan plot 30 gola, kurse Serie A rikthehet me 12 shtator pas ndeshjeve të kombëtareve.
\RTV-Okarina\