Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK.
Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19, njofton ShSKUK.
“Apelojmë tek qytetarët e Republikës së Kosovës që në QKUK dhe në spitalet rajonale, të drejtohen vetëm për rastet urgjente.
ShSKUK, kërkon falje dhe mirëkuptim nga pacientët duke iu siguruar se menaxhmenti i ShSKUK-së është duke bërë të pamundurën për t’iu ofruar shërbimin shëndetësor të gjithë pcientëve në nevojë”, thuhet tutjë në njoftimin e tyre.
Në të njëjtën kohë ShKUK apelon qytetarët që të vaksionohen dhe t’i respektojnë masat anti-Covid.
Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, pasi situata me koronavirusin është përkeqësuar. Vetëm dje u regjistruan 36 vdekje nga virusi, më së shumti që nga fillimi i pandemisë.
Po ashtu kemi mbi 26 mijë raste aktive.
\RTV-Okarina\