Osmani falënderon SHBA-të për 55 automjetet e blinduara që i’u dhuruan Kosovës

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi i kanë dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës 55 automjete të blinduara ushtarake.

Ajo në ceremoninë e pranimit të këtyre automjeteve ka thënë se është duke u jetësuar ëndrra e kosovarëve që ushtria të ketë kapacitete ushtarake si aleatët ndërkombëtarë.

“Sot është dite veçantë për popullin e Kosovës ngase partneri strategjik, SHBA-ja po ia dhuron Forcës së Sigurisë se Kosovës 55 automjete ushtarake në vlerë të madhe, të cilat do ta ndihmojnë forcën tonë që të forcojë më tej kapacitetet e veta dhe të thellojë edhe më tej ndërveprimin e ushtrisë sonë me ushtritë aleate”.

 

 

“Si komandante supreme e kësaj force jam tepër e lumtur që së bashku me ju dhe me qytetarët e Republikës së Kosovës që po jetësohet ëndrra jonë e përbashkët që ushtria e vendit tonë të krijojë kapacitetet operacionale të përafërta me aleatët tanë dhe të rreshtohet përkrah tyre në sigurimin e paqes duke e marrë edhe vlerësimin e tyre të vazhdueshëm, ka thënë Osmani.

 

\RTV-Okarina\