Në Premier Leagun angleze është mbyllur dhe java e 3-të e sezonit 2021/22.
Skuadrat nga Manchesteri arritën fitore, City me lehtësi kundër Arsenalit, United me shumë mund ndaj Wolves.
Në derbin e kësaj xhiro, Liverpooli dhe Chelsea ndahen në ”paqe” me një barazim 1-1.
Tottenhami vazhdon me formën e mirë dhe udhëheqë e vetme në renditjen tabelare me pikët e plota.
Manchester City 5-0 Arsenal
Në ”Etihad” ndeshja nuk kishte fare histori me Cityn dominues në çdo aspekt të lojës.
Pas 12 minutash lojë Arsenali e gjeti vetën në disavantazh prej dy golave pas fillimit të vrullshëm të skuadrës së Guardioles.
Gundogan në minutën e 7-të dhe Ferran Torres në minutën e 12-të, ia bën të ditur ”Topçinjëve” se i pret një ndeshje e vështirë.
Në minutën e 35-të Granit Xhaka ia vështirësoi edhe më shumë punët ekipit të tij pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.
Gabriel Jesus shënoi golin për 3-0 në minutën e 43-të dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë ishte skenar i njëjtë, City sulmon – Arsenali i tërhequr në gjysmëfushën e saj.
Në minutën e 53-të mesfushori Rodri realizoi një supergol nga jashtë zone pas asistimit të Ferran Torresit.
Arsenali u përpiq që mos ta pësonte dhe golin e pestë dhe ia doli 30 minuta që të mos pēsojnë gol, por në minutën e 84-të Ferran Torres shënoi golin e tij të dytë personal dhe të 5-tin për kampionët në fuqi të Premier Leagues.
Liverpool 1-1 Chelsea
Kryendeshja e xhiros së tretë ishte ajo ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseas në ”Anfield”.
Golin e parë në ndeshje e realizoi gjermani Kai Havertz me një goditje të bukur me kokë pas një rivënie nga këndi të cilën e ekzekutoi Reace James.
Por, në fundin e pjesës së parë ansori i djathtë i londinezëve Reace James u ndëshkua me karton të kuq pas një topi të prekur me dorë afër visë së portës duke shkaktuar penallti dhe duke lënë ”Blut” me dhjetë lojtarë në fushë.
Nga pika e bardhē egjiptiani Mohamed Salah ishte i saktë dhe barazoi rezultatin në 1-1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë dhe tërë takimi.
Në pjesën e dytë ”The Reds” ishin më sulmues, por nuk arritën të mposhtin portierin Mendy.
Wolverhampton Wanderers 0-1 Manchester United
Manchester United arriti një fitore me shumë vështirësi përballë Wolvesit në ”Molineux Stadium” me rezultat minimal.
Vendasit e trajnerit Bruno Lage dominuan ndeshjen me raste, por portieri De Gea ishte në formë të shkëlqyer duke bërë disa ndërhyrje vendimtare.
Heroi i ”Djajve të kuq” ishte Mason Greenwood, i cili realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 80-të pas një kalimi të bukur në krahun e djathtë të zonës së rreptësisë së kundërshtarit dhe goditi saktē për të mposhtur portierin Jose Sa.
Totenham 1-0 Watford
Tottenham po vazhdon me formë të mirë në këtë fillim të sezonit teksa ka arritur tri fitore në po kaq ndeshje në Premier League.
Këtë xhiro ”Gjelat e Londrës” fituan minimalisht kundër Watfordit me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Heung-Min Son në minutën e 42-të pas një goditje të lirë me një gjuajtje-kros e cila përfundoi në rrjetë.
Në pjesën e dytë nuk u tundën rrjetat më dhe me këtë rezultat u mbyll takimi.
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:
Aston Villa – Brentford 1-1
Brighton & Hove Albion – Everton 0-2
Newcastle United – Southampton 2-2
Norwich City – Leicester City 1-2
West Ham United – Crystal Palace 2-2
Burnley – Leeds Unitet 1-1
Premier League rikthehet pas ndeshjeve të kombëtareve me 11 shtator.
\RTV-Okarina\