Mbi 26 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

 

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri më tani janë 26 mijë e 575 raste aktive me COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 1 mijë e 630 raste të reja nga 11 mijë e 17 testime të bëra.

 

Ndërkaq, deri më tani janë administruar gjithsej 808 mijë e 78 doza të vaksinës antiCOVID-19, ku prej tyre 538 mijë e 766 persona janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 269 mijë e 312 me dozën e dytë.

 

\RTV-Okarina\