Rritet numri i të infektuarve me Covid, SHSKUK-ja furnizohet urgjentisht me oksigjen

 

Infektimi i vrullshëm i personave me Covid19 në vendin tonë, ka bërë që Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës (ShSKUK), të furnizohet urgjentisht me Oksigjen.

Prokurimi ka bërë me dije se ky institucion shëndetësor ka nënshkruar kontratë me një operator ekonomik, lidhur me këtë furnizim.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Medical Group” Sh.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës ka kushtuar hiç më pak se 518 mijë e 400 euro.

Tutje, bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës është bërë për 1 vit.

 

 

Vlen të përmendim faktin se ditëve të fundit dukshëm është rritur numri i të infektuarve me Covid19.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes, derisa 2 mijë e 541 raste të tjera kanë dalë pozitiv. Aktualisht në Kosovë janë 23 mijë e 845 raste aktive me Covid19.

 

\RTV-Okarina\