Dygolësh në debutim për Brojën te Southamptoni

Armando Broja e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën e tij të re te Southamptoni.
Sulmuesi shqiptar u huazua nga Chelsea te Southamptoni për të pasur më shumë minutazhë në fushë.
Ndeshja e tij e parë me fanellën e re ishte përballë Newport në kuadër të Carabao Cup.
Golin e parë 19 vjeçari e realizoi në minutën e 9-të, kurse golin e dytë personal e shënoi në minutën e 57-të.
Në minutën e 65, trajneri Hassenhuettl vendosi ta zëvendësojë sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë.
Broja pritet të debutojë edhe në Premier League këtë fundjavë kundër Newcastle United.
Southamptoni fitoi si musafir i Newport me rezultat 8-0.
\RTV-Okarina\