Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë janë 23.845 raste aktive me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë kanë qenë gjithsej 134,818 raste pozitive me koronavirus, ndërsa gjatë kësaj kohe janë shëruar 108,603 persona, ndërsa 2,370 të tjerë nuk e fituan betejën dhe humbën jetën si pasojë e COVID-19, njofton Klankosova.tv.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën 14 persona dhe janë shënuar 2,541 raste të reja pozitive, ndërsa numri i të shëruarve gjatë ditës së djeshme është 604.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.
\RTV-Okarina\