Ipeshkvia e Kosovës do të organizojë këtë të enjte akademi solemne për të shënuar ditëlindjen e Shën Terezës.
Kjo akademi do të mbahet në Katedralen me emrin e saj “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë duke nisur nga ora 19:00.
Anjezë Gonxhe Gojaxhiu – Nënë Tereza ka lindur në Shkup më 26 gusht 1910, ndërsa për misionin e saj është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe më 1979.
Sot asaj i festohet 111 vjetori i lindjes.
\RTV-Okarina\