Në këtë afat kalimtar pas largimit të Lukakut drejt Chelseas, për zëvëndësimin e tij u përmendën disa emra si Duvan Zapata, Belotti etj.
Edhe pas ardhjes së Dzekos nga Roma, Interi duket se po kompleton një tjetër transferim në fazën sulmuese.
Sipas raportimeve të fundit nga media italiane, Correa në orët në vazhdim pritet të zbarkoj në Milano për testet mjekësore te Interi.
”Sky Sport Italia” thekson se tashmë është arritur marrëveshja mes klubeve dhe se lojtari do të kaloj te zikaltrit në formulën e huazimit për një vit me detyrim blerje në verën e ardhshme për 30 milion euro.
Argjentinasi erdhi tek Lazio në vitin 2018 nga Sevilla për 15 milion euro dhe që atëherë 27 vjeçari ka luajtur në 117 ndeshje duke realizuar dhe 30 gola.
Trajneri Simone Inzaghi e ka shumë për qejfi trekuartistin dhe pritet që të luajë titullarë dhe në ”Giuseppe Meazza”
Lojtari më parë ka luajtur dhe për skuadrat si Sampdoria dhe Estudiantes.
\RTV-Okarina\