Greqia publikon listën e të ftuarve për ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Greqisë sot ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e shtatorit në kualifikueset e botërorit ”Katar 2022”.
Greqia dhe Kosova bëjnë pjesë në grupin B ku do të ballafaqohen në kuadër të xhiros së pestë.
Ndeshja zhvillohet me 5 shtator në stadiumin ”Fadil Vokrri”.
Helenët tashmë kanë publikuar listën e të ftuarve për ndeshjet me Kosovën dhe Suedinë.
Kjo është lista e plotë:
Odysseas Vlachodimos, Alexandros Paschalakis, Socratis Dioudis, Thanassis Androutsos, Manolis Saliakas, Pantelis Hatzidiakos, Kyriakos Papadrozas, Kosavos Leos, Kos Zeka, Costas Galanopoulos, Panagiotis Retsos, Tasos Bakasetas, Sotiris Alexandropoulos, Giannis Papanikolaou, Andreas Bouchalakis, Manolis Siopis, Marios Vrousai, George Masouras, Taxiarchis Fountas, Dimitros Mantos, Dimitros
Kosova akoma nuk e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar, por pritet që disa skuadra të mos i lejojnë disa futbollist të vijnë për shkak të numrit të madh të të infektuarve me Coronavirus.
Kosova nuk mban kujtime të mira nga vizita e fundit e grekëve në Prishtinë pasi që pësuan humbje 1-2 me 6 shtator 2020 në kuadër të Nations League.
\RTV-Okarina\