Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, këtë të mërkure ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj Dardan Krivaqës, i cili dyshohet se ka veprën penale “Vrasja e rëndë”.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D.K., më 22 Gusht 2021, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës M.O., me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosvoës e ka arrestuar Dardan Krivaqën i cili dyshohet se ka privuar nga jeta viktimën Marigona Osmanin.
\RTV-Okarina\