Në fillim të muajit shtator, më saktë me 2 dhe 5 shtator, Kosova do të luajë dy ndeshje kualifikuese të botërorit ”Katar 2022”.
Me 2 shtator Kosova do të luajë si musafir i Gjeorgjisë, kurse, tri ditë më vonë pret Greqinë në ”Fadil Vokrri”.
Por akoma nuk është e qartë se cilët lojtarë do të lejohen të vijnë në përfaqësuese nga skuadrat e tyre.
Klubet e Premier Leagues kanë vendosur unanimisht të mos lëshojnë lojtarët në kombëtare, për shtetet të cilat Anglia i ka në listën e kuqe për Covid-19. Kosova aktualisht nuk është në këtë listë, por me rritjen e numrit të të infektuarve në Kosovë situata mund të ndryshoj dhe të bëj që edhe shteti ynë të futet në listën e kuqe angleze.
Dëshira e Milot Rashicës është që të vijë te Kosova, por vendimi përfundimtarë i takon skuadrës së Norvich City.
\RTV-Okarina\