Gjatë ditës së martë Dardan Krivaqa, ka rënë në duart e Policisë së Kosovës pasi disa ditë ishte i arratisur.
Krivaqa është i dyshuari kryesor në rastin e vrasjes së 18 vjeçares, Marigona Osmani.
Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
E sot pritet të mbahet seanca e parë shqyrtuese në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Gjatë ditë prokuroria pritet ta dorëzojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.
“Sot gjatës ditës në konsultim me prokurorin e rastit pritet të dorëzohet në gjykatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”.