Rasti i Joseph Marie Minala është një nga rastet më të çuditshme në botën e futbollit.
Sot mesfushori qëndror mbush 25 vjet dhe pikërisht mosha e tij është çështje diskutimi.
Minala nuk ka arritur të lë gjurmë të mëdha në fushë, por, ai shpesh akuzohet se ka falsifikuar dokumentet sepse pamja e tij fizike nuk tregon se ai është vetëm 25 vjeçar.
Kjo situat shpesh herë e ka shqetësuar dhe shpesh herë i ka sjellur probleme futbollistit.
Kamerunasi me 1 gusht 2013 u bashkua me Lazion, madje zhvilloi dhe 3 ndeshje në Serie A ku luajti vetëm 23 minuta në total.
Lazio e huazoi disa here në ekipe të ndryshme si Bari, Latina Calcio, Salernitana dhe QD Huanghai, kurse që nga 1 korriku i këtij viti ai është lojtar pa skuadër.
Lirisht mund të themi se Minala është lojtari që më së paku i besohet në botën e futbollit.
\RTV-Okarina\