Fati kthehet në stërvitje pas afro një viti

Talenti spanjoll, Ansu Fati është rikthyer në stërvitje pas plot 290 ditëve.
18 vjeçari është operuar në gju me shpresën që më nuk do t’i paraqitet ky shqetësim, por rekuperimi i tij zgjati thuajse një vit.
Rikthimin e tij në stërvitje e bëri të ditur vet klubi katalanas përmes një postimi në rrjetet sociale.
Fati konsiderohet një nga talentët më të mëdhenj aktualisht dhe se vlera e tij në treg përllogaritet 60 milion euro.
\RTV-Okarina\