Zërat e merkatos po e lidhin Eden Hazardin me një transferim të mundshëm tek Juventusi që në këtë afat kalimtar.
Hazard erdhi me shumë bujë nga Chelsea te Reali në vitin 2019, por që atëherë belgu ka pësuar shumë lëndime dhe nuk ka arritur ta shfaq klasin e tij.
Në krahun tjetër, Juventusi po kërkon një zëvendësues të denjë për Cristiano Ronaldon dhe shohin lojtarin ideal tek sulmuesi ansor.
Sipas ”Diariogol” Florentino Perez është i gatshëm ta shes 30 vjeçarin për shumën e 40 milion eurove, para këto që nuk janë problem të paguhen nga ”Zonja e vjetër”.
Hazard më parë ka luajtur dhe në futbollin francez me skuadrën e Lilles para se të transferohej tek Chelsea, prandaj dhe një eksperiencë e re në një kampionat të ri dhe të fuqishëm, siç është Serie A, mund të e bind numrin 7 rë Realit të ndërroj ambient.
\RTV-Okarina\